Fatmir Limaj i gatshëm për gjakovarët
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i shoqëruar nga udhëheqës të lartë të partisë kanë vizituar degën e Nismës në Gjakovë. Vizita e tij erdhi vetëm disa ditë pasi nga ky subjekt filluan të largoheshin disa anëtarë.
Limaj është pritur nga kryetari i Nismës së Gjakovës, Fazli Hoxha dhe anëtarë të tjerë të kryesisë, ndërsa është diskutuar për punën që po bënë kjo degë, për zhvillimet dhe shqetësimet që kanë qytetarët gjakovarë, si dhe rolin e Nismës në zgjidhjen e këtyre problemeve.
Fatmir Limaj i ka thënë kryetarit të degës së kësaj partie në Gjakovë dhe anëtarëve të kryesisë së kësaj dege, se do i mbështesin në luftën ndaj çdo të keqe në këtë komunën e Gjakovës dhe të ju dalin në ndihmë qytetarëve për problemet dhe nevojat që kanë./radiogjakova/