“Në Prishtinë duhet të shkojnë gjithë gjakovarët”
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka bërë thirrje qytetarëve të komunës së Gjakovës që në mënyrë sa më masovike t’i përgjigjen ftesës për protestën kundër ministrit Jabllanoviq që do të mbahet sot në Prishtinë.
Intelektualët e “Jakovës” përmes një deklarate të mëhershme kishin përkrahur protestat në Gjakovë, ndërsa i ishin bashkuar thirrjeve për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq.
Sipas kësaj shoqate, vetëm shkarkimi i Jabllanoviqit do të rikthejë paqen në shtetin e Kosovës dhe se Kryeministri Isa Mustafa nuk ka zgjidhje tjetër, pasi asnjë e mirë nuk vjen nga njerëz si ministri për Kthim dhe Komunitete. Autobusët për Prishtinë nga Gjakova nisen në ora 11:30 pranë Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”./radiogjakova/










