Themelohet Unioni Studentor “Fehmi Agani”
Unioni Studentor “Fehmi Agani”, është organizatë e cila ka lindur brenda Universitetit të Gjakovës“Fehmi Agani”, duke synuar që ky universitet të ketë një përfaqësim dinjitoz nga studentët. Përmes një letre, ky Union shpjegon qëllimin e themelimit dhe misionin e tij.
“Ne si “US-FA” e dimë në brendësi se ku i ka mangësitë Universiteti ynë dhe ç’farë duhet të bëjmë për interesat studentore, pasiqë ne si organizatë burojmë nga studentët e këtij tempulli të dijes, me emrin e të atdhetarit të madh “Fehmi Agani”. Si Union Studentor, ne në vazhdimsi do të luftojmë për krijimin e mekanizmave përfaqësuese studentore si Parlamenti Studentor dhe Këshillet Studentore, ku do jetë një lehtësi e zgjidhjes së problemeve dhe shqyrtimit të kërkesave studentore për një jetë më të lehtë studentore dhe më të suksesshme akademike, të cilat na takojnë edhe me Statut të Universitetit, në kuadër të Ligjit për Arsim të Lartë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Gjithashtu ne si ndër celulat e para të përfaqësimit studentor përmes organizat sonë synojmë që të kemi zgjedhje të lira e demokratikë në kuadër të formimit të institucioneve përfaqësuese studentore, siç janë Parlamenti dhe Këshillet Studentore, në një garë demokratike kundrejt cilave do organizata të tjera që kanë qëllime për përfaqësim të drejtë karshi studentëve, që njëherë janë ardhmja e këtij vendi.
“Andaj, neve si US-FA nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i ftojmë studentë e Universitetit të Gjakovës në jehtësimin e kësaj iniciative të ndërmarrë, duke u mbështetur gjithmonë në qëllimet e drejta me të cilat ne synojmë të rrugëtojmë së bashku me ju, asnjëherë duke mos qenë mbi studentët, por gjithmonë krah jush. Të vendosim ta çojmë përpara Universitetin tonë, karshi Universiteteve tjera rajonale e ndërkombëtare, pasiqë neve si shtresë intelektuale e shoqërisë na takon që të ndihmojmë në rritjen e cilësisë në kuadër të këtij tempulli të ri dhe t’i eliminojmë dukuritë negative, me vullnetin më të mirë nga i cili burojmë dhe do veprojmë ne si US-FA.”, thuhet në letrën e Unionit./radiogjakova/










