Nesrete Kumnova i jep kohë 48 orë Mustafës që ta shkarkojë Jabllanoviqin
Nysrete Kumnova kryetare e shoqatës”Thirje të nënave”, i ka dhënë kohë 48 ore Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq. Ajo e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosdegjimin e thirjeve të tyre për shkarkim të ministrit të listës Serbe Jabllanoviq.
“Turp për të gjitha Qeveritë e pasluftës në Kosovë. Nuk na duhet ti shohim ftyrat e tyre. Ne i duam të dashurit tanë”, ka thënë ajo.
“E mbani mend nënat e Gjakovës dhe Kosovës, nënat shqiptare, sepse Jabllanoviq na shajti burrat femijët, nënat vajzat.12.000 shqiptar u vranë u maskakruan nga fashismi I Serbisë, nga kriminelët serb. 6mijë veta konsiderojnë të zhdukun, në mesin e atyredhe djali im I vetëm Albioni, ende nuk kam arritur ti mar eshtrat e tij”, ka thënë Kumnova./io/










