.
Published On: Sat, Jan 24th, 2015

Mustafa: Jabllanoviqi s’është problemi më i madh i Kosovës

Share This
Tags

isa-mustafaKreu i Qeverisë dhe i LDK-së, Isa Mustafa, po qëndron në Pejë në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të degës së kësaj partie në këtë qytet.

Gjatë qëndrimit në Pejë, në vizitën që i ka bërë Poliklinikës Stomatologjike, i pyetur për protestën e sotme në Prishtinë, Mustafa mes tjerash ka thënë: “Protesta është e drejtë e reagimit qytetar, ndërsa unë konsiderojë se të gjitha çështjet ne do t’i zgjidhim në bazë të programit qeveritar”, raporton TV Dukagjini.

Duke folur për një nga kërkesat e protestës, që është shkarkimi i ministrit Aleksandar Jabllanoviq Mustafa shton: “Ministri Jabllanoviq nuk është problemi më i madh i Kosovës”. /Telegrafi/