.
Published On: Sun, Jan 25th, 2015

Thirrjet e Nënave: Nuk u shfrytëzuam politikisht

Share This
Tags

nenat-protestaShoqata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova që ishin bashkëorganizatore e protestës në Prishtinë ka falenderuar gjithë protestuesit që ishin në qendrën e kryeqytetit për të kërkuar shkarkimin e Jabllanoviçit.

Përmes një deklarate publike, “Thirrjet e Nënave” kanë thënë se protesta kishte qëllim të përfaqësonte zërin e nënave dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës duke lënë të nënkuptohet se ato nuk ndihen të shfrytëzuara politikisht, siç u pretendua nga disa akterë politik pas përmbylljes së protestës.

“Protesta filloi e qetë dhe për qëllim kishte të përfaqësojë zërin e nënave dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët kërkojmë shkarkimin e Jabllanoviçit dhe e tillë vazhdoi të jetë.

“Sa i përket pjesës së fundit të protestës ku filluan të thyhen xhamat e objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të disa lokaleve përreth, ‘Thirrjet e Nënave’, me keqardhje për atë që ndodhi, distancohet nga individë të caktuar të cilët shkaktuan dëmet, ndërsa në anën tjetër përzemërsisht dëshirojmë t’i falendërojme me mijëra qytetarë të tjerë që në mënyre paqësore protestuan së bashku me ne duke përfaqësuar atë që ne kërkojmë, shkarkimin e Jabllanoviçit”, përfundon deklarata publike e “Thirrjeve të Nënave” në faceboook./radiogjakova/