.
Published On: Mon, Jan 26th, 2015

“Thirrjet e Nënave” braktisin “Vetëvendosjen”

Share This
Tags

kurti-caushi-kumnovaShoqata “Thirrjet e Nënave” është tërhequr nga organizimi i protestës gjithëpopullore të cilën deri me tani e kanë bashkëorganizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, e të cilës të shtunen i janë bashkangjitur edhe subjektet tjera opozitare. Përfaqësueset e kësaj shoqate gjithashtu kanë vendosur që të mos jenë pjesë e protestës e cila do të mbahet të marten në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” Nysrete Kumnova, kryetare e kësaj organizate. Ajo nuk ka pranuar të flasë shumë për këtë çështje, me arsyetimin se ka problem shëndetsore, por shkurtimisht ka thënë përmes telefonit se nuk do të jenë pjesë e protestes. “Unë personalisht jam sëmurë duke marrë infuzion dhe nuk do të jem të marten në Prishtinë. Por gjithashtu besoj që askush prej familjarëve nuk do të jetë atje. Në shoqatë kemi vendosur që të mos jemi pjesë e asnjë proteste”, ka thënë shkurtimisht ajo.

Kumnova nuk ka dhënë arsye shtesë se pse kanë evendosur ta braktisin protestën, por megjithatë ka shtuar se shoqata do të vazhdojë të qëndrojë prapa qëndrimeve të veta. “Në do të vazhdojmë ta kërkojmë shkarkimin e Jabllanoviçit, por tash e tutje këtë do ta bëjmë të pavarur si shoqatë me metodat tona”, ka përfunduar ajo.

Ndërkohë, të pyetur nga gazeta, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë kanë thënë se nuk kanë informacione për ndonjë lëvizje të tillë. “Unë sot e kam vizituar zonjën Kumnova në spital dhe ajo më ka thënë se vazhdon të qëndrojë prapa asaj që e kem nisur, prandaj edhe në emër të saj bëj thirrje për pjesamrrje sa më masive në protesten e nesërme.

“Nuk e di nëse ka ndryshuar diçka në qëndrimin e saj”, ka thënë Driton Çaushi, koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, për të shtuar se nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë lindin dyshimet për ndonjë lojë politike.

“Nëse ka ndonjë lëvizje atëherë dihet se kjo është në vazhdë të sulmit politik të subjekteve politike që nuk kanë guxim të pozicionohen në këtë situatë”, ka thënë Çaushi. Ai këto deklarata i ka dhënë në një konferencë për media në ambient të hapur, e në të cilën ndryshe nga heart tjera nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësuese e shoqatës “Thirrjet e Nënave”.

Ndryshe, burime brenda Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, kanë thënë për gazeten se nënat e të pagjeturve nga Gjakova kanë vendosur që realizimin e kërkesave të tyre për shkarkimin e ministrit Jabllanoviç ta kërkojnë të vetme si shoqatë./zeri/