.
Published On: Tue, Jan 27th, 2015

Protesta në Prishtinë, 10 autobusë pritet të nisen nga Gjakova

Share This
Tags

autobuset-nisjaaNë Prishtinë do të mbahet protesta e dytë në më pak ditë pasi kërkesat e protestuesve për shkarkimin e Jabllanoviçit kanë hasur në vesh të shurdhër. Sikurse nga çdo qytet tjetër, Vetëvendosja ka organizuar udhëtimin edhe nga Gjakova.

Sipas noftimeve të fundit, ky subjekt politik ka angazhuar rreth dhjetë autobusë që do të nisen prej orës 10:00 pranë Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.

Mospjesëmarrja e nënave në këtë protestë të cilat u tërhoqën pasditen e së hënës nuk ka ndikuar në uljen e numrit të protestuesve që do shkojnë nga Gjakova, pasi edhe të shtunën e kaluar janë nisur po kaq autobusë në drejtim të kryeqytetit./radiogjakova/