Jo të gjitha nënat do ta braktisin protestën
Njëra nga anëtaret e shoqatës së “Thirrjet e Nënave”, Sanije Berisha ka thënë se distancimi nga protesta në emër të kësaj shoqate është bërë në mëmyra individuale të cilat mund të kenë qenë edhe të manipuluara.
Ajo përmes një postimi në rrjetin Facebook ka thënë se nuk kanë pasur as një bised të vetme në lidhje me mos përkrahjen e protestave të nesërme.
“Nuk kemi pasur as edhe një bisede e lëre më një mbledhje ku do ta merrnim këtë vendim, që nuk është vendim i të gjitha nënave. Jam tejet e shqetësuar për këtë lajm që po qarkullon në rrjetet sociale dhe ju bëj të ditur që unë do të jem në protestë dhe shpresoj që edhe shumë nëna të tjera do të vinë sepse qëllimi është i ditur shkarkimi i ministrit Jabllanoviq i cili na fyu me fjalë shumë të rëndë EGËRSIRA”, ka shkruar Berisha.