.
Published On: Tue, Jan 27th, 2015

Lekaj: Isa Mustafa fajtor për këtë situatë të krijuar

Share This
Tags

lekaj-konferencaIsh-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj ka fajësua Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa për situatën e krijuar pas protestave në Prishtinë.

Sipas tij, Jabllanovic duhej të jepte vetë dorëheqje, por pasi ky akt mungoi, Mustafa duhej të shkarkonte dhe populli nuk do dilte në rrugë, e rrjedhimisht nuk do shkaktoheshin këto trazira.

Lexoni reagimin e plotë të Lekajt:

Policia është e shtetit, e shteti është në shërbim të qytetarëve, e jo Shteti përmes aparatit shtetëror te sjell dhunë ndaj qytetarëve të vet, qytetarëve të cilët për mes protestës po shprehin pakënaqësitë e tyre për një gjendje reale.

Natyrisht se në vendet demokratike një ministër që ofendon qytetarët, nga taksat e të cilëve paguhet, do duhej menjëherë të jepte dorëheqje morale, e derisa ky veprim mungoj, atëherë do duhej që kryeministri ta shkarkonte atë në vend qe të binte situatën në këtë pike ku qytetarët shkelën nga policia e vendit të vet ngjashëm me sistemet diktatoriale.