Driton Çaushi: Jam mirë, nuk do të ndalemi
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje, qendra e Gjakovës, Driton Çaushi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka shkruar se asgjë nga ajo që kemi parë në Prishtinë nuk duhet të na habisë për shkak se sipas tij, mllefit të akumular prej 16 vitesh.
“Faleminderit te gjithëve për kujdesin. Shumë mirë jam. Ajo që sot dëshmuam nuk ka pse të na habitë. Ishte revolta dhe indinjata e akumuluar për 16 vite në njëren anë, dhe vullneti i pushtetit për të përdorur dhunën e tij në mbrojtje të fashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ne nuk do të ndalemi!”, ka shkruar Çaushi.
Kordinatori i VV-së në Gjakovë u pa në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi gazi lotsjellës duket që kishte ndikuar në shëndetin e tij. Po ashtu, edhe dy aktivistë tjerë Nagdhnjim Haxhosaj dhe Nol Nushi janë raportuar se janë në gjendje të rëndë, por Policia i ka mbajtur në paraburgim./radiogjakova/