.
Published On: Wed, Jan 28th, 2015

Arrestohet asmbleisti i Kuvendit Komunal të Gjakovës

Share This
Tags

protesta-policiaAsambleisti më i ri në Kuvendin Komunal të Gjakovës që vjen nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha është arrestuar ditën e martë në Prishtinë gjatë protestës për shkarkimin e Jabllanoviçit.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje, që ka nxjerrë emrin e Batushës mes personave të arrestuar. Në anën tjetër, Batusha përmes një postimi në Facebook ka thënë se është akuzuar për prishje të rendit dhe qetësisë, ndërsa vetë shprehet të mos ketë bërë ndonjë veprim për këtë akuzë.

Po ashtu, Ngadhnjim Haxhosaj dhe Nol Nushi janë dy emrat tjerë të qendrës së Gjakovës të cilët ende po mbahen në paraburgim. Ndërsa, Polica ka njoftuar se gjatë protestëska arrestuar reth 170 persona./radigjakova/