.
Published On: Thu, Jan 29th, 2015

Kujtohen dëshmorët dhe martirët e Rogovës

Share This
Tags

haradinaj-rogoveJanë përkujtuar në Rogovë të Hasit 21 dëshmorët dhe 9 martirët e rënë me 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë.  Të 21 dëshmorët, ishin pjesë e një grupi të madh që po udhëtonte në Shqipëri për t’u pajisur me armatim.

Ky grup që përbëhej nga luftëtar të shumë qyteteve të Kosovës, ra në 3 prita të ndryshme në Bishtazhin, Goden dhe së fundmi edhe në Rogovë, fshat në të cilin u zhvilluar beteja e fundit kundër forcave armike. Kjo kulmoi me masakrën që forcat serbe bënë mbi nëntë fshatarë të Rogovës, në shenjë hakmarrje për humbjet që kishin pësuar.

E në ceremoninë që u mbajt në nderim të këtyre të rënëve, u tha se shoqëria e sotme, e në veçanti institucionet e vendit duhet të punojnë më shumë që amaneti dhe dëshira e të rënëve të bëhet realitet. Këtë e tha edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila e cila shtoi se ky përvjetor nuk po e gjen Kosovën ashtu siç dëshrojnë ta shohin qytetarët e saj dhe ashtu siç do të kishin dëshiruar ta shihnin dëshmorët dhe martirët.

Kusari – Lila shprehu dëshirën e saj që në përvjetorin e arshshëm gjendja e vendit tonë të jetë shumë më e mirë sesa që ësdhtë sot. Në këtë akademi foli edhe ish – komandanti i UÇK-së në zonën e Dukagjinit, kreu aktual i Alenacës për Ardhmerinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai tha se ngjarje të tilla sikurse kjo e Rogovës ka pasur në të gjitha shtetet e botës, në kohën kur ato shtete e kanë filluar luftën për liri dhe pavarësi. Sipas tij, rrugë dhe sakrifica të tilla janë të domosdoshme për një vend që pretendon të jetë shtet i zhvilluar. Ndryshe, rënja e këtyre Dëshmorëve, ishte humbja më madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Rrafshin e Dukagjinit, pasi në këtë grup, ishin disa nga udhëheqësit më të mirë të luftës, në mesin e tyre edhe komandantët e shquar në Rrafshin e Dukagjinit Agron Rama e Agim Zeneli./radiogjakova/