.
Published On: Mon, Feb 2nd, 2015

Nesrete Kumnova: Nënat mund t’i bashkangjiten protestës, unë jo për arsye…

Share This
Tags

nenat-protestaNë prag të protestave të paralajmëruara për në Prishtinë në të cilën sërish do të kërkohet shkarkimi i ministrit Jabllanoviq si dhe status i veçantë për Trepçën, shoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, ka mbajtur një konferencë për gazetarë në të cilën prezentuan qëndrimin e tyre ndaj këtyre protestave.

“Shoqata përkrahë çdo protestë dhe nuk është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e Jabllanoviqit, mirëpo për shkak të moshës dhe shëndetit të lig pjesëmarrja e jonë është e pamundshme”- ka thënë me këte rast kryetarja e “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova.

“Kërkojmë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që të shkarkoi menjëherë ministrin për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Jabllanoviq. Bëjeni këte akt sepse keni shumë argumente. Tregoni se kush është zot shtëpie në këte Republikë të Kosovës”, ka thënë në konferencën me gazetarë, Kumnova.

Ndryshe, sipas Kumnovës, anëtarët e kësaj shoqate janë të lira që në mënyrë individuale të marrin pjesë në protestat më Prishtinë. Lidhur me këte, anëtarja e kësaj shoqate, Mandushe Sharani, ka thënë se dhuna e prezentuar në protestat e fundit, është pengësë për pjesëmarrjen e nënave gjakovare.

“Ne nuk e dëshirojmë dhunën. Në Gjakovë, ishin mbi 10 mijë vetë në protesta dhe asnjë gurë nuk u lëviz”-  ka thënë me këte rast, Sharani./radiogjakova/