.
Published On: Wed, Feb 4th, 2015

Kusari-Lila: Këshillë absurde e Baton Haxhiut

Share This
Tags

mimoza-kKryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur absurde “këshillën” e Baton Haxhiut për t’i kërkuar falje serbëve për shkak se dy autobusë me pelegrinë u penguan të futen në kishë më 6 janar në Gjakovë.

“Ajo çfarë ka ndodhur në Gjakovë natyrisht se është një shprehje e protestës së vazhdueshme të qytetarëve për ata të cilët sot gjenden ende në autobusë dhe kanë qenë pjesëmarrës të krimeve”, ka thënë ajo

E pyetur nëse do të duhej t’u kërkonte falje serbëve për deklaratat e saj rreth kësaj ngjarjeje, siç e “këshillonte” Haxhiu në emisionin “Slobodno srpski”, Kusari tha se kjo është absurde.

“Është e pavend. Është e pavend për shkak se në asnjë mënyrë ose në asnjë formë nuk kam qenë nxitëse e dhunës, nuk kam bërë ftesë për dhunë”, u shpreh Kusari-Lila.

Haxhiu, drejtor i TV Klan Kosova, kishte deklaruar në atë emision se “kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila duhej t’u kërkonte falje gjakovarëve të zhvendosur, të cilët u gjuan me gurë natën e Krishtlindjeve, dhe jo t’u bëjë thirrje të mos vijnë në Gjakovë në ditën e lutjeve”/radiogjakova/