.
Published On: Thu, Feb 5th, 2015

Vizita në shtëpi për kujdesin për nëna dhe fëmijë

Share This
Tags

nena-femijeKomuna e Gjakovës, Drejtoria  për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë në bashkëpunim me Ministrinë  e Shëndetësisë dhe të përkrahur nga UNICEF-i dhe OJQ “AHED”, kanë filluar me vizitat në shtëpi për kujdesin për nëna dhe fëmijë.

Si jemi informuar nga kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari –Lila, vizitat në shtëpi janë në përputhje me prioritetet e Komunës së Gjakovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kujdesit Primar Shëndetësor për të ofruar qasje për të gjithë dhe për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të nënës dhe fëmijës.

Qëllimi i vizitave shtëpiake është mbrojtja dhe avancimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe mirëqenies së tyre, ndërkohë që  janë në përputhje edhe me iniciativën programore të Komunës së Gjakovës dhe UNICEF-it, të quajtur “Gjakova për fëmijët” e cila ka për qëllim të përkrah institucionet në ndërtimin e kapaciteteve dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve.

Sipas programit të detajuar, gjatë ditës së premte është paraparë  takimi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skivjan, pas të cilit do të organizohen vizita nëpër shtëpitë e banorëve. Në orët e pasdites ndërkaq, do të mbahet një intervistë për media në të cilën do të marrin pjesë, Sekretar i Përgjithshëm  i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Gani Shabani, Laila Omar Gad, Shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, si dhe nikoqirja- kryetarja e komunës së Gjakovës, Kusari-Lila./radiogjakova/