.
Published On: Tue, Feb 10th, 2015

Regjistrimi i objekteve pa leje, shumë vështirësi në Gjakovë

Share This
Tags

gjakova-bore1Për ndryshim nga shumica e komunave të Kosovës, procesi i regjistrimit  të objekteve pa leje ndërtimi bazuar në Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje, në komunën e Gjakovës po ecë me probleme mjaftë të mëdha.

Një gjë e tillë ka bërë që deri me tash numri i aplikuesve për këtë qëllim të jetë  i vogël, përkatësisht rreth 3 mijë sish. Lidhur me këtë, Xhelal Hoxha, drejtor i drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjakovë, për Radio Gjakovën ka prezantuar pengesat kryesore të cilat kanë ndikuar në rezultatet e deritashme, siç është koha e fotografimit të territorit të komunës së Gjakovës.

Sipas Hoxhës, një problem tjetër është fakti se ish pushteti serb, një pjesë të madhe të dokumentacionit kadastral të Gjakovës, e  ka zhvendosur në Serbi. Në anën tjetër, duke bërë një krahasim me komunat tjera të Kosovës, drejtori i urbanizmit në Gjakovë, Hoxha, ka thënë se metoda e përdorur në shumë komuna është e paligjshme.

Ndryshe, numri i vogël i regjistrimit të objekteve të ndërtuara pa leje, është i ndërlidhur me faktin se komuna e Gjakovës, para Prishtinës, që nga viti 1978 ka pas Planin Gjeneral Urbanistik, gjë e cila ka ndikuar në mentalitetin e banorëve rreth planifikimit urban. /radiogjakova/