.
Published On: Thu, Feb 19th, 2015

Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Gjakovës

Share This
Tags

mimoza-aeroplaniËshtë realizuar fluturimi i parë civil në Aeroportin e Gjakovës. Për 15 minuta ka qenë kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila nga aeroporti i Prishtinës ka fluturuar për në Gjakovë.

Sipas një njoftimi të kryetares në rrjetin social facebook, thuhet se fluturimi u realizua me iniciativën e afaristit Miroslav Kucera nga Bratislava për të vizituar dhe fotografuar nga ajri disa vende në këtë komunë, si: Aeroportin e Gjakovës, Ngrohtoren, Zonën e caktuar për park industrial, Shkugeza dhe Ecozonën (Zonën kufitare ne Shqipërinë).

Kusari – Lila, ka falënderuar Drejtorinë rajonale të Policisë kufitare në Gjakovë, Zjarrfikësit dhe personelin e aeroportit të Prishtinës dhe Gjakovës./kp/