.
Published On: Mon, Feb 23rd, 2015

Mbahet konferenca “Gruaja dhe vendimmarrja në komunë”

Share This
Tags

gjakova-Me organizim të Grupit të Grave Asambleiste të Rrafshit të Dukagjinit, është mbajtur Konferenca Regjionale në temën “Gruaja dhe vendimmarrja në komunë”.

Qëllimi i kësaj  konference ishte shkëmbimi i përvojave të mira, identifikimi i sfidave dhe pengesave në procesin e integrimit të gruas në proceset vendimmarrëse dhe ato politike si dhe rekomandimet për integrimin dhe përmirësimin e nivelit të përfaqësimit të gruas në nivelin komunal, përkatësisht në pjesën ekzekutive, në asamble në legjislativ, e të tjera.

Në fjalën e tij zv/ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Rolf Shvajcer lidhur me rolin dhe prezencën e gruas nëpër komuna, ka thënë se gruaja është prezente në të gjitha fushat, ndërkohë që kemi vetëm një kryetare të komunës  gjë e cila, sipas tij nuk mjafton.

Të pranishmëve në këtë konferencë ju është drejtuar edhe Mimoza Kusari Lila, kryetare e komunës së Gjakovës. Ajo u shpreh se Kosova ka shumë femra të cilat mund të marrin përgjegjësi dhe të japin zgjidhje për shume probleme që karakterziojnë vendin tonë.

Në anën tjetër Islam Husaj, kryesues i asamblesë komunale në Pejë ka thënë se politikat e mirëfillta, si në nivel lokal e po ashtu edhe qendror, nuk mund të jenë të suksesshme, duke e ndarë gruan nga roli vendimmarrës./radiogjakova/