.
Published On: Sat, Mar 7th, 2015

Shkumbin Kastrati emërohet drejtor i Shërbimeve Publike

Share This
Tags

komuna-gjkKryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka vendosur të bëj disa ndryshime kuadrovike në mesin e drejtorëve të drejtorive komunale. Në këtë drejtim, që nga dita e premte, në postin e drejtorit të drejtorisë së Shërbimeve Publike është emëruar Shkumbin Kastrati, i cili në këtë post do ta zëvendësojë drejtorin e deritanishëm Burim Meqa.

Kastrati në opinion njihet si menaxher i Qendrës për Regjistrim Civil, e tash së voni edhe si menaxher i Qendrës së patent-shoferëve dhe regjistrimit të automjeteve. Ai në këtë post do të përballet me nevojë enorme për punë dhe angazhim, duke pasur parasysh faktin se drejtoria e Shërbimeve Publike mbulon disa sektore me shumë kërkesa nga ana e qytetarëve, duke filluar nga shtrimi i asfaltit dhe sanimi i rrugëve me zhavor, menaxhimi i mbeturinave, pastrimi i rrugëve, ndriçimi publik, komunikacioni, e të tjera.

Nga ana tjetër, jo zyrtarisht mësohet se drejtori i deritanishëm Burim Meqa do të kalojë në një pozitë tjetër komunale, e cila pritet të bëhet e ditur ditëve në vazhdim./radiogjakova/