AAK: Burim Meqa u shkarkua për mos punë dhe pazare brenda koalicionit
Partia më e madhe opozitare në komunën e Gjakovës, AAK ka dalë me një deklaratë pas ndryshimeve në përbërjen e qeverisë komunale. Sipas këtij subjekti politik, qeverisja Kusari-Lila tashmë ka treguar haptas mos aftësinë e saj për të qeverisur drejtë me Komunën e Gjakovës.
Sipas tyre, shkarkimi i dytë në këtë drejtori (pas Etor Hoxhës) erdhi pasi ish-drejtori Burim Meqa nuk ka punuar si dhe për pazare brenda kolaicionit. Në konstatimin e AAK-së thuhet se kjo drejtori iu dha PDK-së pasi në mbledhjen e Asamblesë dështoi të kalonte themelimi i tri zyrave të reja./radiogjakova/
Reagimi i plotë i i AAK-së
Qeverisja Kusari-Lila tashmë ka treguar haptas mos aftësinë e saj për të qeverisur drejtë me Komunën e Gjakovës. Kjo qeveri po ka telashe shumë të mëdha me të gjitha drejtorit e në veçanti me Drejtorinë për Shërbime Publike në mos realizimin e kërkesave të qytetarëve, për infrastrukturë, ndriçim, kanalizime etj dhe si pasoj e mos punës së kësaj drejtorie tashme kemi drejtorin e dytë të shkarkuar z. Burim Meqa.
Drejtori i parë i Shërbimeve Publike z. Etor Hoxha i qeverisjes Kusari Lila ishte suspenduar për mitmarrje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa z. Burim Meqa shkarkohet për mos punë dhe për pazare brenda koalicionit.
Kusari Lila kur ka qëllim të mbërrijë cakun e vet i shkel të gjithë, siç e shkeli drejtorin e vet z. Burim Meqa duke ia dhënë Drejtorinë për Shërbime Publike koalicionit konkretisht Partisë Demokratike vetëm e vetëm që PDK-ja në mbledhjen e djeshme të Kuvendit t‘a voton themelimin e tri zyrave tjera ku ka për qellim të krijon paralelizma me drejtoritë tjera.
Qeverisja Kusari Lila tashmë e njohur për keqpërdorim të buxheti të Komunës, për spektakle që iu sjellin përfitime veç klikës së këtij pushteti, për emërime me kontratë mbi vepër, për suspendime të drejtorëve e tashmë ka nisur të luan e rrolin e “msitnis” duke ofruar favore për t’i votuar pikat në mbledhje të Asamblesë kësaj i thonë qeverisje kusarësh..