Mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve
Në Kuvendin komunal të Gjakovës është mbajtur mbledhja e Bordit të Drejtorëve. Aty u diskutua lidhur me formimin e Komisionit Vlerësues për konkursin e parkut të qytetit. Lidhur me këtë, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thenë se, nisur nga fakti se bëhët fjalë për një park i cili ndodhet në qendër të qytetit, komisioni duhët të jetë i përbërë nga ekspertë e lëmive të ndryshme të ndërlidhur me zgjidhjet arkitekturale si dhe ruajtjen e ambientit, përkatësisht hapsirave të gjelbëruara.
Pas diskutimeve të bëra, u arrit pajtueshmëria që pos përfaqësuesve nga komuna, në Komisionin Vlerësues për konkursin e parkut të qytetit të përfshihën edhe dy anëtarë nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës.
Më pastaj në takimin e Bordit të Drejtorëve është bërë fjalë edhe për formularin për deklarimin e pasurisë të kërkuar nga Agjensia Kundër Korrupsion. Kusari-Lila ka thenë se Agjencia kundër Korrupsionit është institucion i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
Duke përkujtuar për obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë, Kusari-Lila ka thenë se qëllimi dhe puna e këtij komisioni është e përqendruar në zbulimin dhe hetimin e rasteve korruptive, përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e fenomenit të korrupsionit, për të ndihmuar kështu në ndërtimin e një shoqërie të shëndosh e të përparuar kosovare që bazohet në shtetin e së drejtës.
Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe Raporti Financiar dhe Buxhetor i Komunës së Gjakovës për vitin 2014, pastaj fillimin e përgaditjeve për manifestimin “Dita e Gjakovës në Tetovë” e cila do të mbahet gjatë muajit maj, dhe të tjera. Pos kësaj në këte takim është bërë fjalë edhe për çështjën e bartjes së mjeteve të pashpenzuara gjatë vitit 2014 të realizuara nga të hyrat vetanake, në buxhetin e vitit 2015 si dhe propozimi për plotësimin e Rregullorës komunale për Ndarjen e Subvencioneve./radiogjakova/