.
Published On: Fri, Sep 16th, 2016

Qendra Rajonale e Punësimit në Gjakovë, realizon projektin për punësim të përkohshëm të të rinjve

Share This
Tags

Në kuadër të përpjekjeve për të zbutur gjendjen e rendë në fushën e punësimit, Qendra Rajonale e Punësimit në Gjakovë, ka filluar realizimin e një projekti që krijon hapësirë për punësim të përkohshëm të të rinjve, me shpresë se i njëjti do të shndërrohet në punësim të qëndrueshëm. Sipas menaxherit, Kujtim Dula, qendra ju ka bërë ftesë për aplikim kompanive, përkatësisht firmave të ndryshme të komunës së Gjakovës për të punësuar praktikant. Te drejtë aplikimi kanë te gjitha kompanitë qe janë të regjistruara në komunën tone ndërkohë që përfitues janë te rinjtë e Gjakovës të moshës 18 deri në 24 vjeçare. Ky projekt është i financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale i mbështetur nga Gizi –Gjerman. Punësimi zgjatë 3 muaj, me ç’rast paga e parë mujore në lartësi prej 120 euro paguhet nga firma përfituese ndërkaq dy muajt tjerë nga Ministria e Kulturës e mbështetur nga Gizi. Të gjithë të rinjtë e komunës sonë, të cilët janë të interesuar të punësohen përmes

këtij projekti duhet të regjistrohen ne zyrat e punësimit në Gjakovë deri me 19 shtator.