Me ceremoninë e ashures janë përmbyllur ditët e Muharremit
Me ceremoninë e ashures janë përmbyllur dhjetë ditët e agjërimit në muajin Muharrem, një festë që kjo mbahet nga adhuruesit e tarikateve. Me këtë rast në teqet e Gjakovës është mbajtur edhe ziqri tradicional. Kjo kremte është e veçantë për pasuesit e Ehli Bejtit. Dita e Ashurës përkon me një ngjarje historike për besimtarët, sepse rreth 1400 vjet më parë, 72 persona u martirizuan për besimin e tyre, përfshirë pleq e fëmijë. Ndër të martirizuarit ishte edhe nip i Profetit Muhamed, Imam Hyseni. Pas agjërimit dhjetë ditësh, Dita e Ashures shënohet në përkujtim të atyre martirëve që u sakrifikuan për besimin dhe për kundërshtimin e së keqes pa marrë parasysh pasojat. Me këtë rast në teqet e Gjakovës është uruar dhe lutur për mirësi dhe mbarësi në botë.