Komuna e Gjakovës ka organizuar debatin zbatimit të masave kundër korrupsionit në Komunë
Komuna e Gjakovës, te marten ka organizuar debatin e dytë publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile rreth zbatimit të masave kundër korrupsionit në Komunë, siç parashihet me Planin për Integritet, hartuar dhe miratuar nga Komuna e Gjakovës në shkurt të vitit 2015. Me këtë rast drejtor i Administratës, Armend Vokshi ka prezantuar para qytetarëve hapat që kanë marrë në këtë drejtim përkatësisht në reformën e administratës dhe digjitalizimit të saj, me qëllim rritjes së transparencës, luftimit të korrupsionin, si dhe llogaridhënjës. Sipas Vokshit, Komuna që nga viti 2014 ka filluar që të jete e hapur në shpërndarjen e të dhënave dhe ofrimin e informimit për qytetarët përmes projekteve të ndryshme, një pjesë të të cilave janë përkrahur nga UNDP. Në kuadër të kësaj ndër të tjera ai ka përmendur edhe digji-Gjakova, që sipas Vokshit është një nga projektet e sukseshme që kanë qenë në digjtalizimin e administratës komunale.
Vokshi tha se më këto projekte që po i ofrohen qytetarëve komuna e Gjakovës po prezantohet si një komunë transparente për çka është shpërblyer edhe nga organizata të ndryshme monitoruese që kanë vlerësuar punën e komunës sa i përket transparencës. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Mateo Mayer këshilltar teknik në programin antikorrupsion të UNDP-së, i cili ka vlerësuar punën e komunës së Gjakovës në reformën administrative.