.
Published On: Fri, Oct 28th, 2016

Revidimi planit për kioskat, pas nje diskutimi është kundërshtuar nga opozita të cilët kanë kërkuar shtyrjen e këtij vendimi

Share This
Tags

Sot, Kuvendi i Komunës ka debatuar lidhur me revidimin e planit për kioskat, diskutim që ka marrë një pjesë të madhe të kohës së mbledhjes së Asamblesë Komunale. Plani i ri i propozuar nga komuna e Gjakovës, është kundërshtuar nga pjesëtarët opozitar të Asamblesë të cilët kanë kërkuar shtyrjen e vendimi për këtë plan të ri.

Agon Batusha këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar një kohë më të përshtatshme për të diskutuar për këtë çështje që, sipas tij, prekë shumë qytetar dhe krijon papunësi. Edhe Dervish Tahiri nga AAK, tha se nuk po e kupton se pse po ngutet komuna në vendimin e këtij plani dhe se grupi i AAK nuk do të mbështesë këtë plan.