.
Published On: Wed, Nov 2nd, 2016

Ministri Zharku dhe kryetarja Kusari – Lila kanë bere inaugurimin e fillimit të dy rrugëve ne Goden dhe Bishtazhin

Share This
Tags

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila, sot ( te merkuren) kanë marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të dy rrugëve, në Goden dhe Bishtazhin si dhe përurimin e një rruge në Damjan. Ceremonia ka nis me inaugurimin e fillimit të punimeve në asfaltimin rrugës Dol – Kusar – Goden, faza e dytë, e cila ka një gjatësi prej rreth 12 kilometra. Kjo rrugë qe do të kushtoj rreth 800 mijë euro, sipas ministrit Zharku, është një nga disa projektet që Ministria e Infrastrukturës do ti implementoj në komunën e Gjakovës. Ai ka theksuar se për komunën e Gjakovës eshtë paraparë realizimi i disa projekteve rrugore, që kapin shumën prej 2 milion e gjysmë euro.

Ndërsa kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila, ka potencuar se kjo rrugë përveq rëndësisë së vet instrukturore, ka edhe një rëndësi emocionale për banorët e kësaj ane.

Më pas ministri Zharku dhe kryetarja Kusari Lila kanë marrë pjesë edhe në fillimin e ndërtimit të një rruge në Bishtazhin, e gjatë rreth 1 kilometer. Po ashtu, sot, me një ceremoni është bërë edhe përurimin e përfundimit të punimeve të projektit të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës në fshatin Demjan 3, përkatësisht në lagjen e Shehut. Gjatësia e kësaj rruge është 1 mijë e 900 metra. Ministri Zharku tha po ashtu se po shqyrtojnë edhe mundësit për zgjerimin e rrugëve nga drejtiemt e Pejës dhe Prizrenit.