Kryetarja Kusari-Lila uron besimtarët katolik per Festën e Krishtlindjës
Festën e Krishtlindjës, besimtarëve katolik ju ka uruar edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Në urimin e saj ndër të tjera thuhët – “ Krishtlindjet janë mundësia më e mirë për të shkëmbyer mesazhe për paqe, por gjithashtu Krishtlindjet frymëzojnë zemrat e njerëzve për të shënuar vepra të bamirësisë, solidaritetit dhe humanizmit. Në këtë kremte të madhe, të gjithë duhet të jemi krenarë për atë që kemi mundur të bëjmë, por edhe më të përkushtuar për atë që do e bëjmë në të ardhmen. Në të përditshmen tonë ka shumë njerëz që kanë nevojë për ne, për angazhimin tonë, për mirësinë dhe mbështetjen. Andaj lutjet për Krishtlindje le të jenë edhe për mirëqenien e tyre, për dashurinë dhe ngrohtësinë e zemrave që atyre ju duhet”- ka shkruar në urimin për krishtlindje, kryetarja e Gjakovës, Kusari-Lila.