.
Published On: Thu, Dec 29th, 2016

Një shtëpi është djegur nga bombola e gazit në Gjakovë

Share This
Tags

Një shtëpi është djegur, te merkuren, rreth orës 21, në Bllokun e ri, përkatësisht në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, që për pasojë përveç dëmeve materiale ka pasur edhe të lënduar. Së paku dy zjarrfikës janë helmuar nga monoksid-karboni gjatë

përpjekjeve për të shuar zjarrin, është bërë e ditur në Brigadën e Zjarrfikësve, e që është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Ndërsa merret vesh se i lënduar rëndë ka mbetur edhe një qytetar banues në këtë shtëpi. Policia ka bërë të ditur se për shkak të shkallës së lartë të djegies personi është transferuar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy zjarrfikësit e lënduarit kanë pësuar lëndime sipërfaqësore dhe janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Njëri nga zjarrfikësit gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit është alivanosur nga tymi në ballkonin e katit të dytë të shtëpisë por i njëjti është tërhequr me ndihmën e zyrtarëve policorë, thuhet në raportin e policisë. Në Brigadën e Zjarrfikësve, thanë se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga bombola e gazit. Sipas komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë Pashtrik Xërxa, është dashur intervenim deri në orët e mëngjesit pasi ka qenë rrezik që flakët mos të përhapen në shtëpitë tjera afër. Rasti po hetohet nga Policia e stacionit policor në Gjakovë.