Procesi i vlerësimit për shfrytzim të banesave në pronësi të komunës pritet të përfundojnë brënda dy javësh
Komisioni i formuar enkas për pranimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për shfrytzimin e banesave në pronësi të komunës si dhe të banesave për destinim social në Gjakovë, deri te marten, ka shqyrtuar rreth 80 kërkesa nga 216 sosh, sa është numri i përgjitshëm i familjeve të cilat kërkojnë që në këte mënyrë të sigurojnë kulm mbi kokë.
Anëtarët e këtij komisioni në fokus kanë plotësimin e kritereve të përcaktuara siç janë familjet të cilat jetojnë në objekte të rrezikshme, pastaj ato të cilat jetojnë në norma minimale të jetesës, familjet të cilat jetojnë në objekte të huaja e të tjera, për çka kërkohën dëshmi valide. Formimi i një liste të përfituesve potencial do të bëhët pas përfundimit të shqyrtimit të të gjitha kërkesave, duke i krahasuar ndërmjet vedi, si dhe pas vizitave në teren, ndërkohë që i tërë procesi i vlerësimit të kërkesave pritet të përfundojnë brënda dy javësh.










