OV të UÇK-së dhe studentët mobilizohen për protestën e së shtunës në Prishtinë në mbështetje të Ramush Haradinajt
Në takimin e sotem te perbashket ne Deqan, te degëve te Oranizates se veteraneve te luftes se UÇK-së: Gjakovë, Deqan, Pejë dhe Istog, u mor qendrim qe, te shtunen, me 21 janar, te mobilizohemi dhe te organizohemi ne mbeshtetje të protestes gjithëpopullore për komandantin e Zones operative te Dukagjinit dhe ish Kryeministrin e Kosoves e kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, i ndaluar padrejtesisht nga drejtesia Franceze, duke zbatuar akuzat e pushtetit të Millosheviqit, të vitit 2004, të cilat z.Haradinaj dy here i ka kaluar me aktgjykim si i pafajshem në gjykaten e Hages. Andaj, ftojmë të gjithë Veteranet, Invalidet, famlijet e Deshmorëve si dhe te gjithë qytetaret e Dukagjinit e mbarë Kosovës, që ta mbeshtesim protesten e se shtunes, ne sheshin qendror te Prishtines. Nisja ne menyre te Organizuar nga qendra e Gjakovës dhe te gjitha qendrat e fshatrave do behet me autobus ne oren 10 e 30, thuhet ne njohtimin e organizates se veteranve te luftes se UÇK-se, perkitazi me protesten e se shtunes ne Prishtine, ne mbeshtjetje te Ramush Haradanajt.
Në kuadër të aktiviteteve në mbështetje për ish kryeministrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Organizata Studentore nga Universiteti i Gjakovës, “Bashkimi Studentor Fehmi Agani”, dje ka mbajtur takim me strukturat e tri fakulteteve që veprojnë në këte Univerzitet. Më këte rast është marrë vendimi për tu ju bashkangjitur Marrshit Paqësor i cili u mbajt, te premten, në Deçan me moton “Ramushi është Kosova” si dhe protestës gjithëpopullore e cila te shtunen, mbahët në Prishtinë. Në njohtimin për media nga ky takim thuhët se “ky vendim erdhi me pëlqimin e strukturave të Bashkimit Studentor “Fehmi Agani”, për të mbështetur fuqishëm lirimin e gjeneral Ramush Haradinajt.










