.
Published On: Mon, Jan 23rd, 2017

Vazhdon bashkëpunimi i suksesëshëm në mes të KK Gjakovës dhe KFOR-it

Share This
Tags

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ndue Muqaj, sot kanë pritur përfaqësues ushtarak të misionit paqësor të KFOR-it, në të cilin takim shkëmbyen mirënjohje të ndërsjella për bashkëpunimin në kontinuitet ndërmjet Komunës dhe KFOR-it, posaçërisht trupave italiane dhe turke që aktualisht veprojnë në zonën ku shtrihet edhe komuna e Gjakovës. Nënkryetari Ramadan Hoti është shprehur për bashkëpunim edhe të mëtejmë dhe kapitenit të trupave italiane, Rikardo Pace, dhe eprorit turk Arkan Gokçe u ka dhënë zotimin për veprime të përbashkëta të mëtejme, me gjithë mbështetjen e mundshme që ofron Komuna. Por, nga ky takim i radhës ka përfituar shëndetësia gjakovare, ku nga kapiteni Pace është bërë e ditur se këto trupa paqësore italiane kanë arritur të sigurojnë si donacion një inkubator për foshnjet e lindura para kohës në spitalin rajonal “Isa Grezda”. Pasi nga zyrtarët e Komunës u shprehën falënderime edhe për këtë ndihmesë shumë domethënëse, është bërë e ditur se kjo paisja medicinale së shpejti do të sillet dhe ti dhurohet spitalit të qytetit.