Solemnisht i marrin diplomat 24 studentë të gjeneratës së parë të Universitetit “Fehmi Agani” Ministri Bajrami premton mbështetje më të madhe për Universitetin e Gjakovës.
Universiteti publik i Gjakovës “Fehmi Agani sot mbajti ceremoninë e diplomimit të 24 studentëve të parë, ku pos drejtuesve të këtij institucioni të larë arsimor në Gjakovë, si dhe përfaqësuesve tjerë komunal, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve më të larta arsimore të Kosovës. Duke ju drejtuar të pranishmëve, rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Shaban Buza ka thënë se jo rastësisht është zgjedhur ky muaj për ta organizuar këtë solemnitet të rëndësishëm për arsimin e larët jo vetëm në Gjakovë.
Në anën tjetër Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, duke përgëzuar studentët ka premtuar mbështetje akoma më të madhe për Universitetin e Gjakovës.
Universiteti i Gjakovës ka filluar punën në vitin e parë akademik 2013/2014 dhe aktualisht në këtë universitet veprojnë tri fakultete përkatësisht fakulteti i edukimit pastaj fakulteti filologjik si dhe fakulteti i mjekësisë, në të cilat fakultetet studimet i
vijojnë rreth 2 mijë e 800 studentë, prej të cilëve rreth 600 është numri i studentëve të cilët këtë vit e kanë filluar vitin e parë të studimeve.