.
Published On: Wed, Feb 8th, 2017

Mbahet takimi i parë për këtë vit, Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje

Share This
Tags

Në takimin e parë për këtë vit të Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje në Gjakovë, është bërë fjalë për gjendjen aktuale në fushën e dhunës në familje në komunë. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve, të cilat në forma të ndryshme janë të kyçura në këtë proces, si përfaqësues të policisë, mbrojtësit të viktimave, të shoqërisë civile, pastaj të Qendrës për Punë Sociale e të tjerë. Bazuar në raportet e prezantuara nga secili pjesëmarrës në këtë takim, Lumnije Shllaku, kryetare e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje , ka thënë se kjo dukuri është në rritje jo vetëm në komunën e Gjakovës.

Ndërkaq, Sakibe Doli, drejtoresh e institucionit të Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë, ka thënë se numri maksimal i femrave të strehuara në strehimoren e këtij institucioni në fillim të këtij viti, fletë për numrin e madh të viktimave të dhunës në familje:

Ndryshe, takimi i sotëm i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje në Gjakovë ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, ka filluar me prezantimin e një projekti filmik të përgatitur nga UNICEF-i lidhur me aktivitetet e ndryshme në kuadër të Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje në Gjakovë.