Varroset me nderime intelektuali Sahit Mula
Në moshën 68 vjeçare, ka ndërruar jetë Sahit Mula, intelektual dhe aktivist i devotshëm për çështjen kombëtare, i cili gjatë luftës ishte në krye të këshillit për mbledhjen e Fondit të 3 përqindshit në komunën e Gjakovës, përkatësisht fondit për mbajtjen gjallë të arsimit në gjuhën shqipe. Pos kësaj para luftës, i ndjeri Sahit Mula, ka qenë ë akter i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në Gjakovë, drejtor i Fonderisë, kurse pas luftës, drejtor i Drejtorisë komunale për Zhvillim Ekonomik në Gjakovë. Pas pensionimit, i ndjeri Mula ishte anëtar aktiv i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, kryetar i bashkësisë Lokale të lagjes Mulla Jusuf, pastaj kryetar i Shoqatës komunale të Zejtarëve dhe njëri nga mjeshtrit e rrallë të punimit të qelesheve në Gjakovë e më gjerë, si dhe anëtarë i Shoqatës së Bjeshkatarëve “Pashtriku.
Me rastin e vdekjes së Sahit Mulës, Shoqata e Intelektualëve “Jakova’ në bashkëpunim me komunën e Gjakovës, sot në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi’ organizoi mbledhje komemorative. Duke ju drejtuar familjarëve dhe të pranishmëve në emër të intelektualëve gjakovar, prof dr. Ruzhdi Sefa, ka veçuar urtësinë dhe përkushtimin e të ndjerit Sahit Mula, për të kontribuar në të gritha sferat e jetës.
Në emër të Kuvendit Komunal dhe kryetares Mimoza Kusari – Lila ngushëllime ka shprehur Dr. Luan Gola i cili e ka vlerësuar lartë kontributin e veprimtarit Sahit Mula. Ndërkaq Nexhat Dula, nga Shoqata Alpiniste Pashtriku Pas përfundimit të mbledhjes komemorative, në foajenë e pallatit të kulturës u organizuan homazhe dhe u vendosën kurora me lule mbi trupin e pajetë të veprimtarit Mula. Varrimi i të ndjerit Sahit Mula, u bë sot në varrezat e qytetit në Gjakovë.