Lansohet webfaqëja që do t’iu shërbejë personave të verbër
Sot, në Gjakovë është lansuar për herë të parë një webfaqe ku personat me shikim të dobësuar dhe të verbër do të kenë mundësi që të mësojnë dhe studiojnë më shumë. Kjo po mundësohet falë një projekti të organizatës Education Comes First, e cila përmes vullnetarëve të saj do të lexojnë dhe incizojnë libra të ndryshëm të cilat do të plasohen në këtë vebfaqe. Kjo do të jetë një bibliotekë online e cila vazhdimisht do të pasurohet me libra, duke ofruar të gjithëve mundësi që të kontribuojmë. Në promovimin e kësaj vebfaqe kanë marrë pjesë persona të verbër dhe më të pamur të dobësuar, të cilët nga përfaqësuesja e organizatës Education Comes First, Saranda Rexha janë njoftuar me procedurat e përdorimit. Sipas Rexhës, kjo webfaqe do të shërbejë në motivimin e personave të verbër për të mësuar dhe studiuar, që plotëson qëllimin e përgjithshëm të organizatës në promovimin e arsimit në Kosovë. Kurse, librat sipas përfaqësues së kësaj organizate Delvina Dylazeka-Hajdari do të jenë të ndara në kategori dhe zhanre të ndryshme.
Ndërkohë lansimi i kësaj vebfaqe është pritur mirë edhe nga komuniteti i personave më të pamur të dobësuar. Mexhid Foniqi, drejtor i shoqatës së verbërve të Kosovës, tha me rastin e promovimit të kësaj webfaqe se do të krijohen mundësi dhe hapësira të reja që nxënësit dhe studentët e verbër të mund të pajisen me literaturë nga kjo webfaqe.
Të shtojmë se ky projekt që i hynë në punë këtij komuniteti, është përkrahur nga Instituti Demokraci për Zhvillim dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Kosovë