.
Published On: Tue, Mar 14th, 2017

Kusari-Lila: Ka filluar realizimi 9 projekteve të prezantuara në konferencën e donatorëve për Gjakovën

Share This
Tags

“Tri vjet nga konferenca e donatorëve për Gjakovën me ngazhimin  e palodhur të profesionistëve të vullnetit të mirë, me besim dhe optimizëm nga përkrahësit, të përcjellura me dyshime dhe akuza nga skeptikët, prej të gjitha projekteve të prezantuara aty, ka filluar realizimi 9 projekteve të tilla”- ka shkruar në profilin e saj në facebook, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo me këte rast ka vequar realizimin e projektit për ndërtimin e Ngrohtorës së  Qytetit me Biomasë financuar nga BE me 12 milion euro plus 2 milion të tjera për zgjërimin e rrjetit. Aneksimin dhe renovimin komplet të ndërtesës së Kuvendit Komunal Gjakovë financuar nga BE me 2.4 milion euro. Furnizimi me ujë të pijes – granti nga Qeveria Zvicerane. Ndërtesa për persona me nevoja të veçanta, tani financuar nga Save The Children International, pastajQendra e re Kryesore e Mjekësisë Familjare, financuar nga Ministria e Shëndetësisë me 1.2 milion euro e të tjera.