.
Published On: Thu, Mar 23rd, 2017

Shënohet Dita botërore të ujit Dr. Burbuqe Nushi-Latifi: KRU Radonqi ofron ujë të cilësisë sipas standardeve evropiane

Share This
Tags

Banorët e komunës së Gjakovës, Rahovecit dhe të një pjese të komunës së Prizrenit që furnizohen me ujë të pijes nga Kompania rajonale e Ujësjellësit Radoniqi konsumojnë ujin cilësorë që ia kanë lakmin edhe shumë vende evropiane. Doktoresha Burbuqe Nushi-Latifi, shefe e Sektorit te Ujit dhe Sanitacionit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës duke marrë pjesë në debatin e sotëm në Gjakovë që u mbajt me rastin e shënimit të Ditës botërore të ujit, tha se shkalla e pajtueshmërisë së cilësisë në KRU Radonqi është 98.6% sipas standardeve evropiane të cilësisë së ujit. Kjo shkallë e lartë e cilësisë vjen edhe nga burimet e pastra që e mbushin liqenin e Radoniqit.

Në debatin e sotëm morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe planifikimit hapësinor, të kompanive mbështetëse DORSH-CDI të bankës gjermane KFW, të Institutit kombëtar të shëndetit publik e tjerë, ndërsa fillimisht drejtori ekzekutiv Ismet Ahmeti , pasi vlerësoi të arriturat në KRU Radoniqi falënderoi gjithë mbështetësit e projekteve që kanë bërë deri me tash dhe në vazhdimsi.

Në debatin e sotëm mori pjesë edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila e cila tha se komuna dhe KRU Radoniqi kanë synime të përbashkëta për një furnizim të gjithë popullatës me ujë të pijes dhe zhvillimin e infrastrukturës së ujërave të zeza.

Debati i sotëm i mbajtur në ambientet e drejtorisë së Radoniqit, u organizua me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë e ujit, kursimit dhe rritjen e pagesave të obligimeve ndaj kompanisë, me temën “Uji dhe Kanalizimi”. Më pas në SHF “Mazllum Këpuska” është hapur një ekspozitë me punime tematike për ujin. Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit për pirje dhe apelimit që të gjithë të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pije.