Dita e diel fillon me llogaritjen verore të kohës
Ditë e para të pranverës sjellin edhe ndryshime në llogaritjen e kohës. Me zhvendosje të akrepave të orës për një orë përpara, respektivisht prej orës 2 në orën 3 pas mesnate, dita e diel fillon me llogaritjen verore të kohës. Të hënën e datës 27 mars, ata që punojnë, do të detyrohen të flenë një orë më pak, nëse duan të mos vonohen në punë .
Ndryshe kalimi i llogaritjes prej dimërore në verore të kohës është vendosur me arsye se “vazhdohet” dita, mundësohet kursim i energjisë elektrike, rritet produktiviteti i fuqisë punëtore, përmirësohet adaptimi i njerëzve dhe dita punuese bëhet më efikase.
Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin tërë Evropën në të gjitha shtetet e saj. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit.










