.
Published On: Tue, Mar 28th, 2017

Nisin punimet në asfaltimin e rrugës “Petro Nini Luarasi”

Share This
Tags

Kanë filluar punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Petro Nini Luarasi”, një rrugë e re kjo që po i shtohet komunës së Gjakovës në një gjatësi prej rreth 600 metrash. Ajo do të lidhë pjesën e re të qytetit, apo lagjen “Rezina” me rrugën transite, duke e bërë kështu shumë më të lehtë qarkullimin e banorëve nga të dyja anët e lumit “Llukac”. Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë edhe kriteri i parë për fillimin e punimeve për

Ngrohtoren e re të qytetit. Për ndërtimin e kësaj rruge, komuna e Gjakovës ka siguruar pëmes Ministrisë së Infrastrukturës, një shumë prej rreth 150 mijë eurosh, me të cilat parashihet asfaltimi i rrugës dhe ndërtimi i oazave të gjelbëruara përgjatë tërë rrugës qytetit, pasi muaj më parë është ndërtuar edhe ura mbi lumen “Llukac”, urë në të cilën shumë shpejtë do të kalojë rruga e re.