.
Published On: Fri, Apr 7th, 2017

Alternativa themelon degën në Gjakovë

Share This
Tags

Subjekti më i ri politik në Kosovë, Alternativa, ka themeluar të enjten mbrëma degën e saj në Gjakovë. Njëri nga themeluesit e saj, deputeti, Ilir Deda ka thënë para qindra qytetarëve, se për të është rrugëtimi më i mirë politik që ka pasur deri më sot.

Sipas tij, Alternativa do të jetë një bashkim i njerëzve që nuk duan të dorëzohen derisa Kosova të bëhet një vend ashtu siç e meritojnë qytetarët e saj.

Duke argumentuar mos dorëzimin, Deda ka marrë si shembull themeluesen tjetër të Alternativës, Mimoza Kusari Lilën e cila sipas tij nuk është dorëzuar në tri vitet e qeverisjes së Gjakovës, me gjithë vështirësitë e shumta.

Ndërkohë kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, tha se jemi bërë bashkë për të menduar ndryshe dhe për të ofruar një alternativë tjetër për një dalje nga një rreth që duket vicioz, që bënë nga një hap para, por dy hapa pas. Ajo ka thënë më pas se shteti i Kosovës sot ka sfida, por ka shumë më shumë mundësi.

Sipas ideatores së këtij subjekti politik Kusari Lila, Alternativa prej Gjakovës sot i tregon Kosovës se në këtë vend ka jetë, ka të ardhme dhe këtë të ardhme duhet ta ndërtojmë së bashku, për një Kosovë siç e meritojmë të gjithë bashkë.

Gjatë ceremonisë së themelimit të këtij subjekti në komunën e Gjakovës është bërë edhe prezantimi i 70 anëtarëve të këshillit iniciues, në mesin e të cilëve ka personalitete të dëshmuara nga komuna e Gjakovës në fusha të ndryshme.