Tjetër vlerësim për Ruzhdi Bakallin
Ruzhdi Bakalli u vlerësua me një tjetër çmim nga Rotari Ndërkombëtar, atë për shërbimin meritor “The Citation of Meritotious Service”.
Oficeri i parë shqiptar në nivel të Zonës Rotariane, Guvernatori i parë shqiptar i një Distrikti Rotarian dhe Themeluesi i Rotarit në Kosovë-Paul Harrisi i Kosovës, Ruzhdi Bakalli, të dielën me datë 21 maj 2017, nga Bordi i Drejtorëve i Fondacionit te Rotarit Ndërkombëtar është nderuar me çmim e lartë të Fondacionit të Rotarit “Citimi i Sherbimit Meritor”. (“The Citation of Meritotious Service”).
Ëështë ky një tjetër çmim i radhës për Ruzhdi Bakallin i cili nderohet nga Rotari Ndërkombëtar, për përkushtimin, devotshmërinë dhe kontributin e tij si rotarian.
Ky çmim në mënyrë solemne Bakallit iu nda në Konferencen e Distriktit 7280 para 200 pjesemarrësve dhe Nënkryetares së Rotarit Ndërkombëtar, Jennifer Jones, si dhe udhëheqësisë së Zonës 29.
Bordi i Fondacionit të Rotarit Ndërkombëtar e konsideron këtë çmim nderi, si çmimi më i lartë të Fondacionit të Rotarit që e shpërblen një rotarian për kontributin e tij.
Ky vlerësim për Bakallin vjen disa ditë pas çmimit të lartë “Shërbimi Mbi Vetveten”, me të cilin u nderua në muajin mars të këtij viti.