.
Published On: Thu, Jun 1st, 2017

1 qershori, Kusari-Lila: Kemi bërë shumë për fëmijët

Share This
Tags

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve priti asamblenë komunale të fëmijëve dhe nxënës të shkollave të komunës së Gjakovës.

Pasi iu uroi realizim të ëndrrave të tyre, Kusari-Lila tha se në komunën e Gjakovës janë implementuar disa projekte madhore në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve duke qenë si pilot komunë e përzgjedhur nga UNICEF për implementimin e projektit “Gjakova mike për fëmijët”.

Gjithashtu, ajo shtoi se është implementuar rregullorja për të drejtat e fëmijëve dhe në kuadër të investimeve kapitale pritet edhe hapja e qendrës së organizatës ndërkombëtare për fëmijë “Save The Children” në Gjakovë.

“Ju jeni e tashmja sepse atë që ne ju pasqyrojmë sot, ju do ta reflektoni nesër. Ju duhet ta duani vendin pa kushte sepse ne të gjithë e kemi një shtëpi që e ka emrin Kosovë, e që duhet ta mirëmbajmë”, tha Kusari-Lila.

Naser Lajqi nga organizata “Save The Children” dhe “Syri i Vizionit” ka falënderuar për bashkëpunimin e ofruar nga Komuna e Gjakovës.