.
Published On: Sat, Jun 3rd, 2017

Këpuska publikon librin “Bashkimi mbarëkombëtar”

Share This
Tags

Këto ditë ka dalë nga shtypi libri i autorit gjakovar Avni Këpuska me titull “Bashkimi mbarëkombëtar-Idetë, synimet dhe rrugët e ribashkimit mbarëshqiptar”.

Në fjalën e recensuesve, prof. dr.Pajazit Nushi dhe prof. dr. Ibrahim Gashi, ndër të tjera thuhet se autori Këpuska, ka arritur me argumente shkencore të nevojshme dhe të bollshme, ta hartojë me sukses, bukur e me një gjuhë të qartë e të pasur këtë libër duke nxjerrë me këtë rast prova të reja me faktorë relevantë: historikë, etnografikë, gjuhësorë, arsimorë, kulturorë, shtetformues, politikë, natyrorë e që janë vlerësuar e verifikuar botërisht nga autorë më eminentë botërorë dhe vendorë.

Me këtë libër autori Avni Këpuska flet me kompetencë për shtetin e parë ilir, shtetin e Epirit, shtetin e Dardanisë deri në ditët e sotme për shtetin e Shqipërisë dhe shtetin e ri të Kosovës, duke shtruar gjerësisht konceptet, idetë, synimet dhe rrugët me të cilat është karakterizuar historia e gjatë dhe e lavdishme e popullit tonë në luftën e tij të vazhdueshme për të arritur dhe realizuar bashkimin mbarëkombëtar.