.
Published On: Sat, Jun 10th, 2017

Gjakova gati për të votuar

Share This
Tags

Të dielën prej orës 07:00 si në të gjithë vendin, ashtu edhe në komunën e Gjakovës, do të hapen vendvotimet për ta përmbyllur periudhën zgjedhore.

Në komunën e Gjakovës, të drejtë votimi kanë 113 mijë e 400 votues, 12 mijë 634 më shumë se në zgjedhjet e vitit 2014, të cilët do të mund të votojnë në 34 qendra të votimit, me gjithsejtë 143 vendvotime.

Votuesit kanë mundësi të zgjedhin 5 kandidatë të një koalicioni përkatësisht subjekti politike sa garojnë në Gjakovë. Çdo qytetar i Kosovës i regjistruar në regjistrin qendror civil dhe që i ka mbushur 18 vjet apo më i vjetër, ka të drejtë për të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, ndërkohë që paraprakisht KQZ i ka caktuar dhe shpërndarë votuesit nëpër qendra të votimit, në bazë të të dhënave mbi adresat e vendbanimit të tyre.

Kur është fjala tek mënyra e verifikimit të identitetit të votuesit, një gjë e tillë bëhet me një dokument të rregullt identifikues, përkatësisht lejen e njoftimit apo pasaportën ose edhe patentë shoferin./radiogjakova/