Provimi i maturës, rreth 86% e nxënësve gjakovarë të suksesshëm
Pas përpunimit të rezultateve të Provimit të Maturës, Komisioni Shtetëror i Maturësi ka bërë publikimin e tyre për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e qershorit, duke e vlerësuar testin shumë pozitiv.
Sa i përket komunës së Gjakovës, sipas të dhënave që ka marrë Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, rezultati i kalueshmërisë është 85.71% që është më i lartë se ai në nivel vendi, që sipas Komisionit Shtetwror të Maturws është 83.5%.
Në dy shkolla të komunës së Gjakovës, atë të muzikës “Prenk Jakova” dhe në kolegjin “Mehmet Akif”, sipas të dhënave të Drejtorisë së Arsimit, kalueshmëria ka arritur në 100%.
Përqindje të lartë është arritur edhe në Shkollën e Mesme Profesionale “Gjon Nikollë Kazazi”, ku kalueshmëria e nxënësve ka arritur në 98%.
Ndërkaq, në Gjimnazin “Hajdar Dushi” kalueshmëria ka qenë 96%, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” 92%.
Më pak të sukseshwm janë treguar maturantët e shkollave te mesme “Nexhmedin Nixha”, me 57.69%, ndërsa në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” kalueshmëria e nxënësve që i janë nënshkruar provimit të matures ka qenë 63.41%./radiogjakova/