Kusari: Nuk po e braktisi Gjakovën
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila që ditë më parë kishte njoftuar se do të lë postin e kryetares për atë të deputetes ka thënë në Klan Kosova se ky vendim nuk duhet të merret si braktisje e Gjakovës.
Ajo shtoi se mandati i saj është dy muaj para fundit, ndërsa që nga muaji maj nuk ka të drejtë të marrë vendime të rëndësishme.
“Prej muajit maj kemi hyrë në atë që quhet periudhë zgjedhore dhe si kryetar komunash jemi të cunguar ligjërisht në një sërë vendimesh, ndërsa projektet e tjera janë në vazhdmiësi. Mendoj që është një qeverisje lokale stabile me performancë të mirë”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo shtoi se Gjakova ka nevojë për mbështetje në nivelin qendror, ndërsa edhe njëherë la të hapur mundësinë e rikandidimit për kryetare duke thënë se për këtë gjë do të vendosë partia së cilës i takon, Alternativa.