Zyrtarë të lartë të PDK, takime me strukturat e degës së Gjakovës
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Për të diskutuar mbi procesin, në Gjakovë qëndruan nënkryetarët e kësaj partie, Flora Brovina dhe Uran Ismaili si dhe zv.ministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi.
Tre zyrtarët e lartë të PDK-së, bashkë me kryesinë e degës e kryesuar nga kryetari Hajdar Beqa kanë zhvilluar takime me kryesinë e gruas dhe rininë demokratike.
Në emër të kryetarit Kadri Veseli, anëtarët dhe aktivistët e kësaj partie janë falënderuar për punën e palodhshme për zgjedhjet e 11 qershorit, ndërsa është kërkuar mbolizim nga të gjithë për sfidat e radhës që e presin këtë parti në zgjedhjet lokale në mënyrë që PDK të dalë forcë e parë politike në komunën e Gjakovës./radiogjakova/