Dhunohet Urgjenca e Spitalit “Isa Grezda”
Urgjenca e Spitalit Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” është sulmuar të shtunën në mbrëmje nga persona të dehur. Mirëpo përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Policia e Kosovës menjëherë është gjendur në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në kontroll situatën kanë bërë të ditur udhëheqës të Urgjencës.
Dr. Jeton Vorfi, shefi i repartit të Urgjencës, por edhe i pranishëm gjatë incidentit, tha se personat e dehur kanë qenë shumë agresivë ndaj stafit dhe madje kanë thyer edhe dritaret.
Vorfi tha se gjatë sulmit stafi i Urgjencës ka qenë i pambrojtur, por sipas tij, fal intervenimit të shpejt të policisë situata është vënë në kontroll.
Autoritet e spitalit kanë konfirmuar ngjarjen e ndodhur. Mirëpo, sipas drejtorit Ahmet Asllani situata ka qenë nën kontroll dhe pa lëndime të stafit.
Dr. Jeton Vorfi tha se incidente të tilla janë të shpeshta në repartin e Urgjencës, prandaj ai ka kërkuar që menagjmenti i spitalit të bëjë më shumë për sigurinë e personelit të këtij reparti./radiogjakova/