Nis rikonstruksioni i Konviktit “Sadik Stavileci”
Ka nisur puna në rikonstruksionin e konviktit të studentëve “Sadik Stavileci” në Gjakovë.
Punimet, që po mbështeten nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, përfshijnë bllokun i cili është jashtë funskionit ku përfshihen dhomat e gjumit, të studimit, kuzhinës e të tjera.
Po ashtu, do të bëhet invertarizimi i pjesës që është nën rikonstruksion, si dhe do të bëhet fasada për të gjithë objektin e konviktit, përfshirë edhe atë ku nuk po ndërhyhet.
Punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti dhe në janar të vitit të ardhshëm të jetë gjithçka gati.
Drejtoria e Arsimit njoftoi se nga muaji shtator deri në përfundim të punimeve konvikti nuk do të pranojë asnjë nxënës apo studentë./radiogjakova/